Tërsteniku e Gllobari nesër me ndërprerje të rrymës për më shumë se 5 orë

KEDS ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në dy fshatra të Drenasit.
Sipas njoftimit, këto ndërprerje do të ndodhin për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit dhe nga palët e treta.
Njoftimi i KEDS për rajonin e Drenasit:
Punime në projekte investive
1.TS 220/35/10kV Drenas do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Gllobari 2 (Kodi: 16100028) prej orës 08:30 – 11:00 si dhe 14:00 – 17:00
Vendet: Gllobar dhe Tërstenik.
Arsyeja: Energjizimi i trafostacioneve.