Vdesin dy femra nga aksidenti i rëndë afër Drenasit

Dy femra kanë vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Korroticë e Ulët.

Policia ka njoftuar fillimisht se personat e përfshirë në këtë aksident kanë marrë lëndime të rënda, por dy nga të lënduarat më pas kanë vdekur.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë rajonale.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë