NISMA Socialdemokrate zgjedhi Kryesinë e re dhe kryetarin e saj në Drenas

Nisma Socialdemokrate, dega në Drenas ka mbajtur sot kuvendin e rregullt zgjedhor, transmeton DrenicaOnline.

Është zgjedhur Këshilli i degës dhe Kryesia e përbërë nga 15 anëtarë.

Kryetar është zgjedhur Islam Shala i cili së fundmi ishte shef i Shtabit zgjedhor i NISMA’s Socialdemokrate në Drenas.

Rikujtojmë se ky subjekt ka shpallur zgjedhjet edhe nëpër degë tjera në të cilat po zgjedhen kryetarët dhe Kryesitë e reja./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë