Rrahje mes gjashtë personave në Drenas, një përfundon në emergjencë

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje gjatë ditës së enjte në Drenas.

Sipas policisë, rrahja kishte ndodhur rreth orës 13 e 30 dhe në të kanë qenë të përfshirë gjashtë të mitur.

Si pasojë e rrahjes, një i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ende nuk dihet pse ka ardhur deri të rrahja ndërkohë policia po merret me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë