Breshër i madh në Drenicë

Fshati Abri në Komunën e Drenasit është “pushtuar” nga breshëri i madh që ka rënë pasditen e sotme.

Faqja “Meteo Ballkan” ka postuar pamje nga ky breshër të dërguara nga Kushtrim Smaka.

Në foto shihet vërtet një sasi e mashë e breshrit të grumbulluar në tokë.

Nuk dihet nëse janë shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë