22 vite nga rënia heroike e dëshmorit Halim Brahimi

Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Halim Brahimi, i pari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorit e qytetarë, vendosën lule dhe bënë homazhe tek varri i tij në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Kryetari Jashari para të pranishmeve tha se dëshmori ynë, Halim Brahimi, ishte një luftëtar shembull i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me luftën e tij heroike kreu obligimin ndaj atdheut tonë, duke rënë heroikisht në emër të Lirisë së Kosovës.

Lavdi dëshmorit Halim Brahimi dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë