Drenas: Mbahet takimi i Grupit Lokal të Veprimit

Është mbajtur takimi i Grupit Lokal të Veprimit i cili merret me monitorimin e Organizatës Akti në implementimin e projektit “përfshirja sociale dhe fuqizimi ekonomik i të rinjve dhe familjeve, përmes masave për krijimin e të ardhurave”.

Në këtë takim, anëtarët Grupti Lokal të Veprimit Lokal janë njoftuar lidhur me procesin e punës së OJQ “Akti” e cila është duke u marr me trajnimin e të rinjve për vetëpunësim. Të pranishmit janë njoftuar për vështirësitë dhe sfidat në realizimin e këtij projekti.

Implementimi i këtij projekti, ka ardhur falë nënshkrimit të mirëkuptimit mes kryetarit Lladrovci dhe drejtorit Gojnovci, për realizimin e projektit. Projekti është duke u implementuar me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, ndërsa financohet nga The German Federal Ministry for Economik Coopertion and Development (BMZ) dhe Hermann-Gmeiner Fund Germany (HGFD).

Përmes këtij projekti, muaj me parë janë certifikuar 20 të rinj nga Komuna e Drenasit të cilët kanë marr pjesë në trajnimin për fuqizimin dhe aftësimin e tyre për tregun e punës dhe pas certifikimit,12 prej tyre janë tani në marrëdhënie pune. Ndërsa ka filluar edhe trajnimi i grupit të dytë me 21 pjesëmarrës të grup moshave rinore të cilët do të certifikohen në fund të muajit Qershor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë