Të moshuarit e vetmuar në Drenas u vizituan nga vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës (Foto)

Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Drenas, kanë vizituar të moshuarit e vetmuar dhe pa përkujdesje familjare, transmeton DrenicaOnline.

“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, me përkrahjen e KNKK-së, gjatë javës vullnetarët e degës së Kryqit të Kuq në Drenas, e kaluan një pjesë të ditës me të moshuarit e vetmuar dhe pa përkujdesje familjare, duke u ofruar atyre mbështetje bazike psiko-sociale, ku me ketë rast të moshuarit do ndihmohen edhe gjëra elementare ushqimore, higjienike, veshmbathje varësisht në bazë të kërkesave të tyre”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Dega e Kryqit të Kuq në Drenas falënderon vullnetarët shumë për punën e tyre të palodhshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë