Elmi Thaqi: Sot kjo ditë na frymëzon për të ardhmen

Rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz e ka përkujtuar sot edhe kreu i AKR-së në Drenas, Elmi Thaqi.
Ai ka thënë se kaluan plot 19 vite nga rënia heroike e familjes Jashari dhe se Prekazi heroik, Drenica heroike janë shtyllat kryesore të historisë së popullit tonë.
“Sot kjo ditë na frymëzon për të ardhmen, për lirinë e vendit tonë të cilën na sollën dëshmorët dhe martirët me gjakun e derdhur”, ka thënë Thaqi.
Ai ka thënë se ne nuk do të harrojmë të kaluarën kurrë, por do të jetojmë të ardhmen duke ju përkulur të gjithë atyre që na sollën lirinë me Komandantin Legjendar Adem Jashari./DrenicaOnline/