Nuse nga Mirëdita në Drenas, Yllka vajza që feston Bajram e Pashkë (Video)

Yllka është një nuse Drenice. Ajo vjen nga Mirëdita e Shqipërisë dhe është e martuar me një djalë nga Drenasi.

Feja e Yllkës është katolike ndërsa e bashkëshortit të saj myslimane. Yllka shprehet e lumtur me jetën që e bënë në Drenicë dhe thotë se ka qenë më fat që është njohur me bashkëshortin e saj.

Ajo thotë se në familje tashmë festojnë festën e Bajramit por edhe atë të Pashkëve.

“Janë katër festa që tashmë ne i festojmë”, thotë Yllka duke shtuar se jeta e ka surprizuar për të mirë.

“Kam pasur fatin e mirë ndoshta sepse vij nga një familje e shkolluar në një familje të shkolluar”, shprehet ajo në emisionin e pasdites në Kanal10, transmeton DrenicaOnline.

Ndiqeni intervistën e plotë të Yllkës:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë