Ndihmohen 150 familje nga Drenasi me pako ushqimore për festën e Fitër Bajramit

150 familje në Drenas, kanë përfituar pako ushqimore e higjienike për nderë të festës së Fitër Bajramit.
100 ekonomi familjare janë ndihmuar nga donacioni i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” si dhe 50 ekonomi familjare nga Bashkësia Islame e Drenasit.
Përzgjedhja e familjeve në nevojë është bërë nga administratorët e vendbanimeve.
Në emër të Komunës së Drenasit dhe qytetarëve, kryetari Ramiz Lladrovci ka falënderuar donatorët për këto ndihma të ofruara për nevojtaret dhe kompanine ATC Market për transportin e tyre.