Lladrovci nuk i pranoi makinat për fermerë, firma u detyrua ti sjell ashtu siç i kishte në kontratë

Ditë me parë, ndarja e makinave mjelëse për fermerët e Komunës së Drenasit, ishte anuluar, transmeton DrenicaOnline.

Operatori ekonomik nuk i kishte sjellë pajisjet ashtu siç e ka nënshkruar kontratën dhe kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci pas rekomandimit të komisionit për pranimin teknik dhe shpërndarjen e makinave mjelëse dhe vërejtjes nga drejtoresha, Avdullahu, ishte anuluar ndarja e tyre dhe ishte rekomanduar operatori ekonomik që makinat të kthehen dhe të sjellën ashtu siç janë të precizuara në kontratë e paramasë.

Sot makinat mjelëse janë pranuar të 40 litrave, jo siç i kishte sjellë të 30 litrave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë