Policia deklarohet për aksidentin afër Drenasit, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhir sot mes dy veturave tek vendi i quajtur “Guri i Plakës”, afër Drenasit.

Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë