Argjend Bajraktari nga Drenasi jep 1000 euro donacion për të varfërit

Argjend Bajraktari nga Drenasi, i cili punon dhe jeton në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dhuruar 1000 euro donacion për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt.
Në emër të tij sot donacionin e dorëzoi miku i tij, Arben Limani, transmeton DrenicaOnline.
Po ashtu Afrim Beqiri Kryetar në xhaminë e Shqiptarëve në Langenthal të Zvicrës, në emër të xhematit të xhamisë ka dhuruar 2000 franga për jetimë e skamnorë të komunës sonë, në prag të festës së Fitër Bajramit.
Pronari i auto servisit “Fulda”, Albert Shala ka dhuruar 500 kg miell për familjet në nevojë të komunës sonë.
Në emër të qytetarëve të komunës shpreh falënderimet më të mëdha për donatorët në fjalë për ndihmën e ofruar për qytetarët e komunës sonë.
#Bashkë