Berisha me familje bënë homazhe në Prekazin heroik

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Vehbi Berisha së bashku me familjen e tij dje kanë bërë homazhe në Prekazin heroik.
“Të dashur miq, dje se bashku me familje isha për vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, pasi që sot fillon edhe Epopeja e Jasharjave, dashtë Zoti që këto ditë të sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare, të na shërbejnë si këndellje për të gjithë ne, për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë Republikës së Kosovës.
“Respekt dhe nderim i përjetshëm për familjen Jashari si dhe të gjithë Dëshmoret dhe të rënët për lirinë e Atdheut”, ka thënë ai./DrenicaOnline/