Lladrovci përkujton me nderim heroin Ilir Konushefci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar me rastin e përvjetorit të kalimit në përjetësi heroin e kombit Ilir Konushefcin-Mërgimin.
Mërgimi, i takonte gjeneratës më të përkushtuar në përgatitjen e luftës çlirimtare, pjesëmarrjen aktive deri në flijim, me guximin e pashoq atdhetar, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
E kujtoj sot me nderim të thellë në përvjetorin e kalimit në amshim, heroin e kombit, Ilir Konushefcin – Mërgimin.
Mërgimi, i takonte gjeneratës më të përkushtuar në përgatitjen e luftës çlirimtare, pjesëmarrjen aktive deri në flijim, me guximin e pashoq atdhetar.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Ilir Konushefci!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!