Policia jep detaje për aksidentin fatal në Balincë të Malishevës

Policia ka dhënë detaje për aksidentin fatal që ndodhi dje pasdite në Balincë të Malishevës, ku humbi jetën një këmbësor dhe u lēndua ngasësi i automjetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Balinc, Malishevë 07.05.2021 – 18:10. Ka ndodhur aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësor viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKMF Kijevë për tretman mjekësor dhe aty është konstatuar se është pa shenja jete. Po ashtu edhe i dyshuari drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore dhe është në kurim në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë dhe është në Spitalin Rajonal në Gjakovë nën mbikëqyrjen e organeve policore. Trupi i pa jetë i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë