Kjo është deklarata e Lladrovcit për mësuesin Abedin

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodh mbrëmë para shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj të Drenasit. Arsimtari i Biologjisë, Abedin Dibrani, ka ndërruar jetë para dyerve të shkollës si pasoj e një sulmi ne zemër.
Varrimi i të ndjerit është bërë sot pasdite ne vendin e tij të lindjes ndërsa aty mori pjesë edhe kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai tha se kujtimi për mësuesin Abedin do të jetë i përhershëm pasi dha kontribut të madh në shkollimin e brezave të tërë, transmeton DrenicaOnline.
“Sot i dhamë lamtumiren një mësuesi i cili i edukojë breza të tërë të këtyre zonave kaq të thella të Drenicës. Kujtimi për mësuesin Abedin do të jetë gjithmonë kujtim i mirë”, ka thënë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci./DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen: KLIKO KËTU