I riu nga Shtutica me shkrim emocionues për babain e vrarë në luftë

Sot janë bërë 22 vjet që kur forcat serbe vranë mbi 300 persona në Vërboc e Shtuticë të Drenasit.
Në mesin e tyre është edhe Maliq Ademi. I biri i tij, Isa për çdo vit bënë homazhe pranë babait që e la të vogël.
“Kur famija më thoshtë se do të vijë liria gjithmone kam menduar se bashkë me të do të vinte edhe babi dhe axhallaret. Tash si një djalë i madh e i lindur në luftë e shoh se ju jeni vet liria se pa sakrificen e juaj nuk do të mbaronte ajo makaber që ishte mbi popullin tonë”, ka shkruar Isa në profilin e tij në Facebook.
“Do të doja të ishi këtu me ne e të festojmë bashkë se ju jeni deshmia me e mire se si duhet ATDHEU pa kushte! Sot do të perkujtoum 22 vite me plot krenari dhe mbi te gjitha mburrje! Dhe shpresoj se ne te ardhmen BABI Te ngjasoj te vesh uniformen e nje ushtari se “ Kush Vdes Per Atdhe , nuk ka vdekur por ka le “ Lavdi te gjithe rënëve per Liri! Familja ADEMI”, ka shkruar ai.