Vdes gruaja nga Tërdeci e cila humbi burrin dhe dy djemtë e saj në luftë

Më rastin e vdekjes së Elfije Halilaj nga fshati Tërdec i Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Halilaj, gruan dhe nënën e dëshmorëve.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Nënës Elfije, e cila dha shumë për këtë vend dhe sot i bashkohet në amshim bashkëshortit dëshmorë si dhe dy bijve po ashtu dëshmorë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Elfije Halilaj ishte grua e Dëshmorit Daut Halilaj si dhe nëna e dy dëshmorëve, Besim dhe Alban Halilaj të cilët kishin rënë në luftën e fundit të UÇK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë