Veteranët e luftës në Drenas urojnë lirimin nga burgu të vëllëzërve Demaj

Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës në Drenas, Enver Hajdari, së bashku me përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, ishin sot në odën e Sali Demajt në Abri për të i’u uruar lirimin nga burgu të djemve të tij.

“Ata kur ju bashkuan luftës çlirimtare besuanë në lirinë, dhe asnjëherë nuk e kanë besuar që do ballafaqohën me këto padrejtësi pas lufte.
E padrejtësitë ndaj luftëtarëve të UÇK-së, janë të shumta dhe po vazhdojnë ende. E tillë ishte edhe gjykimi dhe denimi i vëllezërve Demaj”, ka thënë Hajdari.

“Vëllezërve Demaj, ju urojm rikthimin në familjen e tyre, sepse sot po shohum pasoja të rënda për të kaluarën tonë të lavdishme.
UÇK-ja dhe pjestarët e saj kanë nevoj për mbrojtje të parezervë.

Luftëtaret e lirisë duhet të trajtohën me dinjitet.

Respekt dhe mirënjohe Ushtrisë Çlirimtare!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë