Vdes pronari i qajtorës më të njohur në Skënderaj

Vdes pronari i qajtorës më të njohur në Skënderaj, Ali Selimi nga fshati Kuqicë i Komunës së Skënderajt.

Sot pas një sëmundje të shkurter ka vdekur Ali Selimi i cili para luftës ishtë pronar i njërës ndër qajtorët më të njohura në Komunën e Skënderaj qe ka shërbyer si çerdhe e njerëzve më të devotshëm të qështjes kombëtare për Drenicë, shkruan rajoni.org.

Pra, për ata qe nuk e dijnë bëhet fjalë për qajtorën të “Ali Plisit” siç quhej ndryshe lokali i bacës Ali që ka punuar plotë 30 vite deri në kohën e luftës e cila më pas është djegur nga forca serbe. Qajtorja e Ali Plisit për patriotat shqiptar shërbente për mbajtjen e takimeve, shpërndarja e materialeve të ndryshme të kohës .

Për këte veprimtari shpesh baca Ali ishtë ndaluar nga policia serbe e cila e akuzontë atë për veprimtari armiqësore./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë