Lladrovci: Vëllezërit Demaj nga Abria, kanë qenë luftëtar dhe kontribuues të mëdhenj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Arsim Haxhiun, Muhamet Gjoka e Bekim Dobra, vizituan familjen Demaj nga Abria, per t’i uruar lirimin e tyre nga burgu.
Lladrovci ka thënë se vëllezërit Demaj nga Abria, kanë qenë luftëtar dhe kontribuues të mëdhenj të luftës kudo kanë vepruar. Burgosjen e tyre, e kam parë dhe ndjerë si padrejtësi dhe kam ndjerë dhimbje, sepse kam besuar fort se ushtarët e UÇK-së, kanë qenë shembullor dhe nuk e kanë merituar trajtimin e tillë.
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Sot, së bashku me Arsim Haxhiun, Muhamet Gjoka e Bekim Dobra, vizituam familjen Demaj nga Abria, per t’i uruar lirimin e tyre nga burgu.
Vëllezërit Demaj nga Abria, kanë qenë luftëtar dhe kontribuues të mëdhenj të luftës kudo kanë vepruar. Burgosjen e tyre, e kam parë dhe ndjerë si padrejtësi dhe kam ndjerë dhimbje, sepse kam besuar fort se ushtarët e UÇK-së, kanë qenë shembullor dhe nuk e kanë merituar trajtimin e tillë.
Vizita e sotme te vëllezërit Demaj me rastin e lirimit të tyre nga burgu, shprehim solidaritet më tërë vuajtjet e tyre, padrejtësinë dhe njëherësh, të urojmë që të mos ndodh më asnjë rast i tillë kundër ushtarëve të UÇK-së.
Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë, në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare, këtë e konfirmojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendore, duke bërë që krah ushtarëve tanë të rreshtohet tërë bota demokratike dhe NATO!