Drejtoria e Arsimit në Drenas falënderon platformën “Flutura” për mbështetjen e mësimit online

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, ka falënderuar platformën “Flutura” e cila gjatë periudhës sa ka qenë mësimi online me vendim të Qeverisë, kjo platforme shumë e avancuar, ka lehtësuar zhvillimin e procesit mësimor (online).

Drejtori Gjoka, ka thënë se përmes kësaj platforme nxënësit dhe profesorët e kanë pasur shumë më të lehtë menaxhimin e orës dhe klasave, njëkohësisht raporte të detajuara për shkolla dhe drejtorinë. Gjatë javës së kaluar, falë angazhimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së stafit të platformës “Flutura” suksesshëm është arritur që te mbahen mbi 3000 orë mësimore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë