Trimat e Gradinës

(Nga Petrit Gashi, në kujtim të dëshmorëve të kombit: Mentor Gashi, Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyçi dhe Halim Bajraktari)

Kalaja Ilire përmbi Llapushnik,
Përsëri rilindi për luftë çlirimtare,
Trimat u vërsulen atje mbi armik,
Lirinë për ta sjell në token shqiptare.

Kjo kala qëndrese që kurrë su nënshtrua,
Ndezi përsëri zjarrin e rinisë,
Thirrjet për çlirim e për tu bashkuar,
Mbi gurë të Gradines, gurin e Lirisë.

Dhe Me 18 Prill, atë ditë pranverore,
Pushkët hapen zjarre, bërën historinë,
Me gjak u ujit toka jonë Arbënore,
Trimat që dhanë jetën ta mbrojnë Ilirinë.

Në Atë ditë të prillit, këtij muaji krenar,
Ra dëshmor i kombit për t’mos vdekur kurrë,
I riu Mentor Gashi një trim legjendar,
Që sikur shqiponje u qëndis n‘flamur.

E një tjetër Trim, në beteja i pari,
Që nuk ju frikësua armikut barbarë,
Ai është i pavdekshmi Halim Bajraktari,
Një legjendë trimërie, një hero Kombëtar.

E në pjesën tjetër atje maje shpati,
Që jetën dhuratë ja dha Shqiptarisë,
Ishte gjoks luani ai Islam Kastrati,
Tmerri i armiqve, simboli i lirisë.

E Mentor Morina, ai ushtar lirie,
Që këngë edhe pushkë i mbante në gji,
Turrej mbi armiqtë sikur i ka hije,
Nga shkëmbi Kala i nenës Shqipëri.

Ramadan Bytyqi, kalos çlirimtari,
që një jetë të tërë ja fali atdheut,
Mbi armiqtë vërsulej si llava prej mali,
Sikur po të ishte shpatë e Skënderbeut.

Pesë dëshmoret e prillit, atje n’Llapushnik,
Brez pas brezi ne do ti përkujtojmë,
Trimëritë e tyre të forta si Çelik,
Si kushtrim çlirimi do ti trashëgojmë.

Të pavdekshëm ishin, të pavdekshëm janë,
Rrënjët të këtij shteti, burra çlirimtar,
Buzëqeshjen krenarë që mbi ballë e kanë,
Do jetë një kushtrim i gjithë kombit mbarë.

Gjaku juaj i njomë na solli lirinë,
Prilli sot kujton dëshmorët e tij,
Ju të bukuren ëndërr për gjithë shqiptarinë,
Na bëtë realitet deri në përjetësi.

18.04.2021

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë