Aksidenti në Klinë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë