TIKA ndihmon familjet në nevojë me pako ushqimore e higjienike në Skenderaj

Kryetari i Komunës Bekim Jashari, priti në takim Koordinatorin e TIKA-s, në Kosovë, Cihan Dinçer, me rastin e dhurimit të 50 pakove ushqimore dhe 20 higjienike për familjet në nevojë të komunës sonë.

Me këtë rast Kryetari Jashari, u shpreh mirënjohës për ndihmën që dha sot kjo agjenci por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë qytetarëve të Skenderajt deri me tani.

Të gjitha këto pako ashtu sikurse pakot nga komuna dhe donatorët tjerë do të shpërndahen përmes Qendres për Punë Sociale në Komunën e Skenderajt.

#Bashkë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë