Nisma: Lajm i trishtë vdekja e veteranit të UÇK-së, Bekim Muja

Sot ka vdekur në QKUK, i plagosuri para nëntë dite me armë në Gradicë të Drenasit, Bekim Muja.
Ai ishte anëtar i Nisma’s Socialdemokrate në Drenas.
Statusi i Nisma’s:
Lajm i trishtë vdekja e veteranit të UÇK-së, njëheresh edhe anëtar i Nismës Socialdemokrate Bekim Muja.
Në këto momente të rënda për familjen Muja bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.
NISMA Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Muja dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!