Digjet një veturë në Korroticë, ja çfarë gjeti policia brenda saj

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë e tipit “Audi” në Korroticë të Drenasit.
Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka fikur zjarrin.
Sipas policisë, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në veturë janë gjetur të vendosura dy targa vendore të ndryshme.
Lidhur me rastin është njoftuar dhe eksperti i zjarreve i cili pritet të dalë në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime.