Laureta Thaqi emërohet UD drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit
Zyrtarja për informim në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi është emëruar UD drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.
Ajo do ta zëvendësoi drejtoreshën Egzona Jetullahu derisa e njëjta të kthehet nga pushimi i lehonisë, transmeton DrenicaOnline.
Thaqi kishte zëvendësuar edhe drejtoreshën e Administratës Publike për disa muaj.
Ajo është me profesion gazetare dhe ka punuar në disa media para se të punësohet në Komunën e Drenasit.
Si studente e gazetarisë ajo ka qenë ndër më të dalluarat duke përfituar rregullisht edhe bursën nga Universiteti i Prishtinës.