Jashari nderon me homazhe tek varret e tyre dëshmorët Demë e Musa Shala

Në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve, Demë e Musa Shala, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Nënkryetarin Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë e familjarë të dëshmorëve bënë homazhe e vendosën lule tek varret e tyre në Burojë.

Atje u takuan nënën dhe motrën e dëshmorëve, të cilat mes dhimbjesh e lotësh shprehën zhgënjimin e tyre në institucionet tona dhe kërkuan unitet që të jetësohet amaneti i të rënëve për Kosovën.

“Ske si të mos kesh emocione e të ndihesh keq kur edhe pas 22 vitesh sheh dhimbje e vaj tek ata që dhanë më të dashurit e tyre për çlirimin e Kosovës”, tha Jashari.

Jashari tha se e kemi obligim moral e institucional që duke qenë të bashkuar të punojmë në zhvillimin e shtetit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tonë.

“Lavdi dëshmorëve Demë e Musa Shala dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë”, tha tutje ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë