Ndërrohet ora, akrepat lëvizin 60 minuta para

Në orën 02:00 të mëngjesit të 28 marsit, pra, të kësaj të diele akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para, ku ora kalon në 03:00, që do të thotë se do të mund të flemë në mëngjes një orë më pak.
Prej shumë vitesh ndryshimi i orës bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.
Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji, transmeton topchannel.
Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji. Ora dimërore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.