Drenicë/ Arrestohen dy persona, u kapen me mbi 3 kg drogë

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në Klinë e Poshtme të Skenderajt, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, transmeton DrenicaOnline.

Nga të dyshuarit, është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë