Labinot Halilaj tërheq dorëheqjen, vazhdon të jetë kryesues i Kuvendit në Drenas

Labinot Halilaj, do të vazhdoi të jetë kryesues i Kuvendit Komunal në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
Ai ka deklaruar se ka pasur shumë kërkesa që ta tërheq dorëheqjen e parashtruar ditë më parë.
“Pas insistimit kembengules te asamblisteve, drejtoreve dhe personaliteteve të shquara të komunes dhe me gjere, ne veçanti te kryetarit Lladrovci, e terheq doreheqjen dhe vazhdoj mandatin ne krye te Asamblese komunale. Faleminderit per respektin dhe bashkepunimin. Jam i nderuar te vazhdoj punen e perkushtimin e perbashket. Faleminderit!”, ka shkruar Halilaj në profilin e tij në Facebook./DrenicaOnline/