Kryetari Lladrovci vlerëson pjesëmarrjen e nxënësve të Drenasit në konferencën e Bashkimit Evropian

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur konferencën e organizuar nga Bashkimi Evropian për Hulumtim dhe Inovacion me temën “Lajmet e rreme”, se si shkollat mund t’i evitojnë ato, ku ishin pjesëmarrës 20 nxënës të Gjimnazit “Skënderbeu”. Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe zëvendës presidenti i parë i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Nxënësit tanë na bëjnë krenar në të gjitha pjesëmarrjet ndërkombëtare krahas shokëve e moshatarëve të vet, andaj ata do ta kenë mbështetjen time gjithnjë ashtu sikur kuadri arsimor për bashkëpunimet e shkollave tona me shkollat e shteteve të tjera, ka shkruar në rrjetin social z. Lladrovci.

Ja postimi i plotë i tij:

Kisha kënaqësinë të marr pjesë sot në konferencën e organizuar nga Bashkimi Evropian për Hulumtim dhe Inovacion me temën “Lajmet e rreme”, se si shkollat mund t’i evitojnë ato. Gjatë kësaj konference, me shumë kënaqësi mbajta një fjalë rasti.

Falënderova në mënyrë të veçantë zonjën Katharina Miller, eksperte e etikës dhe eksperte për të drejtat e njeriut nga Gjermania në Parlamentin Evropian, si dhe prof. dr. Julia Spieß Buchheit për mbështetjen dhe vlerësimin e pjesëmarrjes tonë aktive në konferencë, kontributin tonë në debat si dhe inkurajimin e nxënësve në aktivitete të tilla ndërkombëtare.

Po ashtu, theksova inkurajimin tim duke ofruar mbështetjen time dhe të komunës së Drenasit për 20 nxënësit e Gjimnazit, të cilët po marrin pjesë në këtë konferencë me bashkëmoshatarët e tyre nga Evropa dhe kontinentet tjera. Vendi ynë me nxënësit tanë, përfaqësohet aty ku e meritojmë, brenda vlerave arsimore të vendeve të Bashkimit Evropian.

Nxënësit tanë na bëjnë krenar në të gjitha pjesëmarrjet ndërkombëtare krahas shokëve e moshatarëve të vet, andaj ata do ta kenë mbështetjen time gjithnjë ashtu sikur kuadri arsimor për bashkëpunimet e shkollave tona me shkollat e shteteve të tjera.

Falënderim i veçantë shkon për zëvendës presidentin e parë të Parlamentit Evropian, mikun tonë, Rainer Wieland, i cili është “Qytetar nderi” i Drenasit që na premtoi se çështje të parë për të cilën do të angazhohet në Parlamentin Evropian është furnizimi i Kosovës për vaksina.

Z. Wieland sërish e potencoi bashkëpunimin tonë dhe miqësinë e tij me Kosovën e në veçanti me Drenasin, i cili gjatë kësaj konference online, pareshtur ka potencuar sukseset e arsimit në Drenas dhe bashkëpunimin tonë që do të vijojë më 23 prill të këtij viti.

Faleminderit Profesor Mentor e nxënës pjesëmarrës në konferencë. Përgjithmonë mirënjohës ndaj dashamirëve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Faleminderit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë