Komuna e Drenasit: Rrugët me borë, keni kujdes dhe të shmangni daljet e panevojshme

Pas reshjeve të fundit të bores, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara në komunën e Drenasit janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale.

Prandaj kërkohet që të keni kujdes dhe të shmangni daljet e panevojshme.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë shmangni daljet e panevojshme sepse rrugët janë të vështirësuara për qarkullim

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të fundit të bores, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale.

Prandaj kërkohet që të keni kujdes dhe të shmangni daljet e panevojshme. Dy kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar borën, fillimisht në zonat me të thella rurale për të vazhduar edhe në të gjitha pjesët tjera ku janë të obliguara sipas kontratës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë