Ndali punimet, Policia arreston një person në Drenas

Është arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti kishte dëmtuar rrethojën në një vend punishte në zonën kadastrale të një kompanie investitore si dhe ka penguar gjeodetin i cili ishte duke i kryer punimet në vend punishten e lartcekur.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të shtunën rreth orës 09:00, afër hekurudhës, jo larg stacionit të autobusëve, raporton DrenicaOnline.

Pas intervistimit të personit të dyshuar, me vendim të prokurorit kujdestar i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë