Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë, 26/03/2021 (e premte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 26.02.2021
2. Propozim Statuti i Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” Drenas (Gllogoc)
3. Draft-Raporti i tretë periodik për zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit
4. Të ndryshme