30 vjeçarit nga Drenasi Policia i sekuestron një armë gjuetie dhe municion

Policia e Kosovës gjatë një kontrolle në një shtëpi në fshatin Poklek i vjetër ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një armë e punuar nga kartoni.
Rastin për IndeksOne ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se ndaj 30 vjeçarit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

“Në kuadër të veprimeve operative, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Poklek i vjetër , me urdhëresë të Gjykatës Themelore, nga njësitet policore të Drenasit, është kryer një kontrollë në një shtëpi, ku janë gjetë dhe sekuestruar:
-një pushkë gjuetie
-22 fishekë si dhe
– një armë (imitim e punuar nga kartoni)
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, tha ajo.
