Vehbi Berisha deklaron pasurinë (Foto)

 

Asamblisti në Kuvendin Komunal të Drenasit nga partia Fjala, Vehbi Berisha ka deklaruar pasurinë në Agjensionin Kundër Korrupsion. Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen e tij në facebook:

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Drenasit, sot nëpërmjet formës elektronike e përmbusha obligimin ligjor si asambleist duke bërë deklarimin e pasurisë për këtë vit. Unë nuk e pata të vështirë plotësimin e formularit sepse nga viti në vit, nuk po me ndryshon shumë gjendja financiare për dallim nga kolegët tjerë politikan në nivel vendi. Edhe pse fatkeqësisht kjo çështja e deklarimit të pasurisë, ma shumë ka fillu të bëhet një lloj “rituali” veç sa me u mbulu me letra për shumë politikan sepse asnjë hetim deri me tani nuk u realizua në ketë drejtim. Kjo po tregon se po luhet loja në atë mënyrë, ku dikush bëhet se kinse po punoj, e dikush kinse po i deklaroj të “ardhurat”. Po e përmbylli ketë postim me një thënie nga nobelisti John Steinbeck, si në vijim: ” Fuqia nuk korrupton. Frika korrupton … ndoshta frika e humbjes së pushtetit”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë