Drenas/ Mbahen garat komunale në basketboll

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për tri ditë ka mbajtur garat komunale në basketboll, për vajza e djem të shkollave fillore dhe të mesme. Gjatë mbajtjes së këtyre garave, janë respektuar masat mbrojtëse nga virusi.

Në këto gara janë arritur këto rezultate:

SHFMU- Vajzat;

Vendi i parë, SHFMU “Rasim Kiqina” – Drenas
Vendi i dytë, SHFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnik
Lojtarja më e mirë e garës, Freskida Imeri, SHFMU “Rasim Kiqina” – Drenas
Mësimdhënësi më i suksesshëm, Agron Dubovci, SHFMU “Rasim Kiqina” – Drenas

SHFMU – Djemtë;

Vendi i parë, SHFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnik
Vendi i dytë, SHFMU “Rasim Kiqina” – Drenas
Vneid i tretë, SHFMU “Xhevë Lladrovci” – Gllanasellë
Lojtari më i mirë i garës, Egzon Gashi, SHFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnik
Mësimdhënësi më i suksesshëm, Sami Thaqi, SHFMU “Hasan Prishtina” – Llapushnik.

Kategoria e shkollave të mesme të larta:

SHML – Vajzat;

Vendi i parë, Gjimnzai “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” – Drenas
Vendi i dytë, SHMP “Fehmi Lladrovci” – Drenas
Lojtarja më e mirë e garës, Dorina Qorri, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Mësimdhënësi më i suksesshëm, Zeqir Hasi, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

SHML – Djemtë;

Vendi i parë, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Vendi i dytë, SHMP “Fehmi Lladrovci”
Lojtari më i mirë i garës, Brahim Sylejmani, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Mësimdhënësi më i suksesshëm, Albert Gjoshi, Gjimnazi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

Për të gjithë fituesit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shpërblyer fituesit me medalje, kupë dhe mirënjohje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë