Arrestohen katër persona në Skenderaj, dy policë dërgohen në emergjencë

Është arrestuar një person të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë njësiti policor i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik, por i njëjti nuk ishte pajtuar dhe i kishte penguar zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur të enjten në mesditë në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Për ta arrestuar të dyshuarin njësiti policor ishte penguar edhe nga disa persona tjerë.
Lidhur me rastin përveç të dyshuarit kryesor janë arrestuar edhe tre persona tjerë meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit janë liruar.

Si pasojë e rastit, dy zyrtarë policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë