Policia ndalon veturën në Skenderaj, zbulon shumë para false

Është arrestuar një person në Skenderaj pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 13 bankënotave ( 8×500 euro dhe 5×100) të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në ora 13 e 20 minuta në rrugën “Ilaz Kodra”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë