Qesharake, në testin për punësim në komunën e Drenasit ishte edhe kjo pyetje!

Ditë më parë komuna e Drenasit ka hapur konkurs punësim për disa pozita të ndryshme. Sipas Xhavit Drenorit njëra ndër pyetjet me shkrim për vendin e punës “zyrtar i prokurimit” në Komunë ishte: Kur ka rënë muri i Berlinit?
Sipas Drenorit kryetari me pyetje të tilla po i rehaton në punë njerëzit e tij.
“Nuk di çfarë lidhje ka një zyratr prokurimi me murin e Berlinit, vetëm së me pyetje të tilla me shkrim, Kryetari lehtë i rahaton njërezit e vetë në punë (kuptohet duke i parapregaditë me këto pyetje)”.
“Ky është Kryetari jonë i ndryshimeve, i cili është “borgj deri në fyt” për punësime, rrugë, kanalizime etj., rend e pa rend, kualifikim e pa kualifikim”, ka thënë Drenori.
Beje LIKE faqen e DrenicaOnline: KLIKO KETU