Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë moti i vranët dhe relativisht i ftohtë, por do të ketë edhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 8 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
