Lajm i mirë për qytetarët e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, sapo kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit “Vazhdimi i ndërtimit të çerdhes në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt”.
Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal do të bashkëfinancojnë vazhdimin e ndërtimit të kësaj çerdhe e cila këtë vit do të jetë e gatshme për fëmijët e qytetit tonë.
“Në emër të Komunës së Skenderajt, falënderoj Ministrin Kervan për mbështetjen dhënë komunës sonë, në realizim të projekteve që ndikojnë direkt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve”, tha Jashari.