Aksident trafiku mes trenit dhe një veture, Policia jep detaje
Një aksident trafiku mes një veture e një treni ka ndodhur sot në Prishtinë.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 në rrugën Dervish Çollaku, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtareve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor”, u shprehë ajo.