E gjen traktorin e vjedhur para 18 vitesh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur traktorin e një banori të Suhogërllës së Istogut, të cilin ia kishin vjedhur para 18 vitesh.
Sipas policisë, traktori është gjetur në Zubin Potok, me ç’rast është arrestuar një serb që dyshohet se e ka vjedhur atë, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Njoftoheni se shtetasi shqiptar Kosovar Sh. A. nga fshati Suhogërrll Komuna e Istogut, me datën 27.07.2016 ka raportuar rastin për vjedhjen e traktorit të tij në vitin 1999. Rasti është evidentuar me numër zyrtar në stacionin policor Istog.
Njësiti i hetimeve pran stacionit policor Istog, në bashkëpunim me prokurorin e rastit ka ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore e që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e traktorin e llojit IMT 540 i vjedhur në vitin 1999.
Pas një pune intensive operativo-hetmore hetuesit policer kanë arritur që të identifikojnë dhe gjejnë mjetin për të cilin kishte raportuar viktima dhe I njejti është gjetur në qytetin e Zubin Potokut. Me këtë rast është identifikuar i dyshuari me iniciale: Dj.M. shtetas kosovar serb lindur në vitin 1960 dhe ndaj tij është parashtruar kallëzim penal për vepër penale të Vjedhjës së rend. Traktori është konfiskuar, pas verifikimit të numrave të shasisë ju është kthyer pronarit.
Rasti i kompletuar është proceduar në Prokurorinë e shtetit për tu ndërmarrë masat e metejme ligjore.