Grabitje e armatosur, arrestohen dy persona

Dje në ora 21:25, policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në një market i cili gjendet në lagjen Qëndresa në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës (po ashtu kanë shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz), kanë arrit të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole Ecol Special), si dhe një sasi e parave (dyshohet të grabitura).
Personat e dyshuar: E.G, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.S, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente.
Drejtoria rajonale e policisë – Prishtinë ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit, arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike , andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.