23 vjet nga masakra në Likoshan dhe Qirez të Drenicës ku u vranë 24 civilë të pafajshëm

Sot mbushën 23 vjet nga masakra në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, ku u vranë 24 civilë të pafajshëm nga policia serbe.
Më 28 shkurt të vitit 1998 në mënyrën më barbare forcat serbe vranë gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre.
Civilët shqiptar përpos që u vranë, trupat e tyre edhe u masakruan.
Masakra në Likoshan dhe Qirez nga policia dhe ushtria serbe shënon fillimin e vrasjes masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik si dhe djegies dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre.
Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish familja Jashari. Pas rezistencës disaditore, vëllezërit Adem dhe Hamëz Jashari vriten me 18 anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë. Numri i përgjithshëm i të vrarëve nga familja e gjerë shkonte në 56.
Emrat e të vrarëve në masakrën e Likoshanit dhe Qirezit:
Ilir Nebihu (30) Rukie Nebihu (27), Xhemshir Nebihu (33), Rexhep Rexhepi (63),Beqir Rexhepi (30), Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ibish Rama (38), Ismail Behrami (30), Baks, Behram Fazliu (50), Gradicë, Ahmet Ahmeti (50), Gani Ahmeti (46), Hilmi Ahmeti (44), Hamzë Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23) Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18)Elhami Ahmeti (16), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38)